Është identifikuar 20-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Itali, pasi u godit me armë zjarri në shtëpinë e tij në zonën e Piaçenza-s.
Mediat italiane bëjnë me dije se i riu që ka humbur jetën është identifikuar si Enriko Aliaj, ku si i dyshuar kryesor mbi ngjarjen është vëllai i viktimës.
Ende nuk dihen motivet e plota mbi ngjarjen e rëndë dhe rrethanat sesi ka ndodhur, por autor i dyshuar është marrë vëllai i viktimës 18-vjeçar i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël. Ndërkohë, një tjetër person, me gjasë shok i vëllezërve, është dorëzuar ne polici pasi kishte qendruar në banesën ku ndodhi ngjarja tragjike.
Ndërkohë prokurori ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës e cila u gjet në shtëpi me të cilën është qëlluar i riu.