Bashkia Malësi e Madhe, vazhdon të tuajë traditën. Në pikën turistike të Razmës, një nga perlat e turizmit malor jo vetëm të Veriut por edhe më gjërë, është organizuar eventi “Dita e Turizmit Malor”.
Ka qenë një ditë e ngjeshur me aktivitete, në kontakt me natyrën e mrekullueshme, ajrin e pastër, ushqimet bio por edhe pasuruar me një program artistik me këngëtarë, muzikantë dhe humoristë nga Malësia e Madhe, Shkodra e Shqipëria.
Në një publikim në faqen zyrtare të Bashkisë Malësi e Madhe në Facebook, evidentohet:
“Dita e Turizmit Malor”. Koncert artistik për promovimin e bukurive natyrore të Malësisë së Madh. Me Muzikë dhe humor të mirë festuam se bashku në perlën turistike të Razmes.
Malësia e Madhe ju mirëpret me bukuritë magjepsese të peisazheve të saj malore dhe liqenore, histori të pasur, mikpritje, kuzhinë tradicionale dhe ambiente komode akomoduese. Mirë se të vini !