Lulzim Basha nga Kamza u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të ulin thikat dhe të bashkohen, pasi nuk kanë më kohë për të humbur. Ai u shpreh se Berisha problemin e tij personal e ktheu në problem të demokratëve, ndërsa siç deklaroi Basha, ai u iku nga drehtimi i PD për t’i dhënë mundësi bashkimit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ish-kreu i PD-së i bëri thirrje Berishës të parit, që të ‘ulë thikat, pasi ishte ai i pari që i ngriti’, ndërsa theksoi se kundërshtarin e kanë të ulur në familjen e tyre politike.
“U ndërtua një fabul e gënjeshtërt dhe u ndërtua për interesa të një personi dhe disa të tjerëve që i shkonin prapa, të cilët në vend që ta shikonin problemin tek vetja e tyre, tek vetja e tij në këtë rast, shpallën një luftë brenda partisë, brenda demokratëve duke me targetuar mua si problemin kryesor. Ndezën një zjarr brenda shtëpisë tonë. Unë u ndodha brenda një dileme për të vazhduar betejën me këta njerëz, apo për tu përpjekur për ti dhënë një shans atij që e ndezi këtë luftë që të tërhiqej, duke dhënë vetë shembullin e tërheqjes.
Ai e mori problemin e tij personal dhe e ktheu në problem të demokratëve. Unë pa pasur problem personal, ndërmora një akt për t’i dhënë një shans bashkimit të demokrateve. E vërteta është që kjo për fat të keq nuk ndodhi, por gjërat u bën edhe më keq. Ky është momenti kur i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia jam këtu për t’ju thënë jo vetëm ju që keni besuar te kauza e drejtë e demokratëve, tek aleanca me perëndimit, si lufta kundër korrupsionit si dy shtylla të identitetit tonë demokrat, por edhe atyre që besuan për një moment trenin e gënjeshtrave që i kishte bërë kundërshtari ynë kundër meje, por që tani i bën edhe ata që ishin në krahun tim e të djathtë, edhe ky që ishte në krahun tim të djathtë, tani që këto gënjeshtra kanë rënë për tokë nuk kemi më kohë të humbim.
Ulni thikat! Ai që e ngriti i pari dhe që i bëri të tjerët t’i ngrenë thikat vëllait kundër vëllait, demokratit kundër demokratit. Ja cfarë ka ndodhur si rezultat i kësaj. E kemi kundërshtarin tonë politik të ulur këmbëkryq në Kamzë dhe brenda në familjen tonë politike. Të dy kundërshtarët tanë politikë, njëri që merr votat e demokratëve dhe që ka emëruar më shumë se gjysmën e këshilltarëve dhe që bëhet gati me flirte me Edi Ramën dhe vetë Rama që vjen dhe hedh valle me këtë që ka ndërtuar në Kamzë, me ndihmën e atij që e nxiti luftën brenda nesh.
Nuk kam dashur të jap asnjë alibi. Vendimi ka qenë i dhimbshëm, vendim për të sakrifikuar veten time në funksion të interesit të demokrateve. Ai ka bërë të kundërtën ka sakrifikuar interesin e demokrateve për interesa të tij personale”, tha ndër të tjera Basha.