Tom Doshi, politikani dhe filantropi i njohur, feston sot ditëlindjen. Ai e ka ditëlindjen në një datë të veçantë, 06.06.1966 teksa sijet feston 57 vjetorin e lindjes.
Kjo ditëlindjen e gjen tashmë edhe gjysh, me nipin që i ka dhuruar vajza e tij Briana. Pikërisht kësaj dashurie të pa përjetuar më parë, i referohet Doshi në një publikim të shkurtër në rrjetet sociale.
“Sot në ditën e lindjes teme ndihem ma i plotsum se asnjiherë, me një dashuri të papërjetume më parë, siç asht dashuria e gjyshit. Uroj që çdokush të mundet me përjetu këtë dhuratë të Zotit. Falemnders për urimet tuja. I juaji, Tom Doshi”, shkruan kryetari i PSD- së në publikimin e tij.