Policia e Shkodres sapo ka perfunduar nje aksion ne disa zona, ku mendohej se uniformat blu e kane te veshtire te shtrijne kontrollet e tyre. Jane “krehur” zona si Dobraci, Zooteknika dhe Kirasi, duke patur ne shenjester persona te konsideruar si kontigjent i krimit. Ne krye te aksionit ka qene Saimir Rustemi, i cili tashme eshte pozicionuar ne luften kunder krimit dhe vendosjen e parametrave te sigurise ne Shkoder. Aksione te tilla synojne te rikthejne sigurine tek qytetaret por edhe forcen e veprimit te ligjit mbi te gjithe ate qe mund te cenojne qetesine dhe jeten e shkodraneve. /ShkodraWeb/
(Foto nga Marviks Shantoja)