Më datë 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Sot ShkodraWeb ka mësuar se cilët do të jenë 6 emrat që do të kandidojnë për këtë post.
Kandidatët janë Engjell Musai, Enrik Mehmeti, Viron Baboci, Laureta Roshi, Alfred Peza dhe Helidon Haliti. Disa prej tyre janë në shkelje të ligjit dhe kritereve të shpallura nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.
Sipas përcaktimit të kritereve, drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, nuk lejohet të jetë anëtar i partive apo shoqatave politike, nuk lejohet të jetë kandidat për deputet, apo të jetë zgjedhur i tillë gjatë dy legjislaturave të fundit.
Një kriter tjetër është se nuk lejohet të jetë person që ka në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive.