Bashkia Shkodër nënshkroi marëveshjen e Memorandumit të Mirëkuptimit për zbatimin e Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) i financuar nga Bashkimi Europian, me partner zbatues UNDP Albania.
Organizata të shoqërisë civile do të përfitojnë nga skema e granteve për projektet që do të ndihmojnë ne zbatimin e strategjive vendore të zhvillimit, që përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët që jetojnë në bashkinë tonë dhe që nxisin pjesëmarrjen dhe llogaridhënien.
Bashkia Shkodër synon që keto projekte të kenë një ndikim të vërtetë mbi jetët e njerëzve. Bashkë me organizatat e shoqërisë civile do të punojmë për të siguruar shërbime më të mira, që i përgjigjen nevojës dhe përfshirëse për qytetarët. /Marre nga faqja zyrtare e Bashkise Shkoder ne Facebook/