Sipas projeksioneve në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Malin e Zi, Lëvizja Evropiane ka marrë 23 deputetë.
Të dhënat e Qendrës për Monitorim dhe Kërkim në zgjedhjet e përkohshme parlamentare në Malin e Zi thone se koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) aktualisht ka 22 deputetë, ai “Për të ardhmen e Malit të Zi” 13 deputete, dhe koalicioni Ura i Dritan Abazovic së bashku me demokratët deri tani numërojnë 11 deputetë.
Partia boshnjake aktualisht ka gjashtë deputetë, SNP dy dhe Demos tre.
Sipas parashikimeve, Forumi Shqiptar fiton dy deputetë, Aleanca Shqiptare dhe HGI përfaqësohen në Parlament me nga një deputet.