Largimi i radhës nga Vllaznia është Dajan Shehi. Nga burime të sigurta në klubin shkodran bëhet me dije se nuk është rënë dakord me mbrojtësin për rinovimin e kontratës.
Në marrëveshjen e bërë në verën e vitit të kaluar mes palëve parashikohej opsioni i rinovimit me parametra të tjerë. Mirëpo, mësohet se pas bisedimeve të ditës së sotme, Shehi ka ndarë rrugët me Vllazninë.
Qendërmbrojtësi shtatlartë është tashmë një opsion për ekipet e tjera të Superiores, teksa ka marrë letrat nga Vllaznia. Më parë Shehi ka luajtur për Partizanin, Teutën dhe Skënderbeun.