Në të njëjtën ditë me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ka ndërruar jetë edhe aktori dhe regjisori i njohur italian, Francesco Nuti.
Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, mëngjesin e sotëm në Romë.
Një nga fytyrat më të njohura dhe më të dashura të kinematografisë dhe argëtimit italian prej disa kohësh ishte i sëmurë.
Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij Ginevra, së bashku me familjarët të cilët falënderojnë personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që e kanë trajtuar aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes, në veçanti stafin e Villa Verde në Romë.
Sipas tyre, data dhe vendi i varrimit do të bëhet i ditur në orët në vijim.