Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është lënë i lirë, pasi prokurorët kanë deklaruar se nuk përbën rrezik për t’u larguar. Donald Trump u lejua të largohej nga gjykata sot pa i vendosur kushte udhëtimi për lirimin me kusht, raporton BBC.
Prokurorët i thanë gjykatësit të magjistraturës Jonathan Goodman se nuk besonin se ish-presidenti ishte një “rrezik për tu larguar”.
Ky mendohej të ishte rasti sepse Trump, i cili zotëron një avion privat, ka ende mbrojtje të Shërbimit Sekret.
Trump po përballet me akuza penale për fshehje të dokumenteve të klasifikuaura, pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC. Ish-kreu i Shtepisë së Bardhë para gjykatës u deklarua i pafajshëm për të 37 akuzat.