Pas qëndrimit që kryeminsitri Edi Rama ka shprehur ndaj gazetarëve në përfundim të seancës së kaluar plenare, ka reaguar edhe Kreu i Shtetit. Teksa ka mbledhur në një takim në ambientet e Presidencës, gazetarë dhe përfaqësues të medias në vend, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë mbështetës për ta.
Meta e ka nisur fjalën e tij me një mbështetje të hapur për gazetarët, duke apeluar të mos intimidohet dhe cenohet integriteti i gazetarëve, duke “sfiduar” kështë publikisht kryeministrin Rama.
“Kur deformohet dhe kur cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve është cenuar dhe sistemi demokratik dhe kjo është ndjeshmëri që e ka gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj. Do të jem këtu gjatë 5 viteve në mbështetje të misionit tuaj për një solidaritet të qartë, sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet dhe faktet në mënyrë të menjëhershëm, shpesh jo vetëm duke sakrifikuar, por edhe rrezikuar për shkak të ngjarjeve”, tha Presidenti Meta.