Lirohet tre policët e Kosovës, të cilën ishin marrë peng dje nga policia e Serbisë në territorin e Kosovës. Lajmi u konfirmua nga familjari i njërit prej policëve të arrestuar për gazetën Nacionale.
“Sapo janë liruar nga Gjykata e Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë ai.
Rrëmbimi ka ndodhur në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, pasi dy ditë më parë forcat e policisë së Kosovës arrestuan në Zveçan drejtuesin e grupimeve kriminale në veri të Serbisë. Në 29 maj, grupe serbësh sulmuan policinë e Kosovës dhe forcat e KFOR që mbronin kryetarët shqiptarë të zgjedhur të 4 komunave pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët.