Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, më datë 02.11.2017 nga Forca e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
Ajden Çekorja 23 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz” me targë AA662DH, poshtë sediljes së shoferit, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë “Zastava” me 8 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /ShkodraWeb/