Tre efektivët kosovarë të rrëmbyer nga njësitë speciale serbe të mërkurën (14 qershor) ndodhen në Kralevë të Serbisë. Avokati serb Çedomir Stojkoviç në një postim në Twitter shkruan se ata ndodhen para gjykatës.
Gjykata duhet të japë vendimin deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor.
“Tre policët e Kosovës të arrestuar, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë.
Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendos nëse do të propozojë masën e sigurisë “arrest me burg për 30 ditë” dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë.
E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”, shkruan ai.