Nga aksidenti i rëndë që u shënua mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë – Shkodër në afërsi të fshatit Balldre, mbeti i vdekur një efektiv policie, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja e fuqishme mes dy makinave.
Viktimë e aksidentit tragjik mbeti Gazmir Zhuka 46-vjeç, punonjës i policisë kufitare ne Han të Hotit, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja nuk ishte në shërbim.
ShkodraWeb ka siguruar foton e të ndjerit të veshur me uniformën blu.