Luiz Ejlli sapo ka publikuar versionin origjinal, tashmë edhe me klip, të këngës së tij më të fundit “Përjetësisht”. Siç e kishte paralajmëruar, klipi është shfaqur në kanalin e tij Youtube në orën 19.00.
Klipi është xhiruar në një resort në Jug të vendit dhe dy personazhe: Luizin që këndon por edhe një vajzë, e cila ka mjaft ngjashmëri fizike me Kiarën, të cilës aludohet se këngëtari ia ka kushtuar këngën.
Kënga është realizuar si klip nga VGA Studio e TCH, dhe ka patur mjaft sukses, teksa është klikuar rreth 50 mijë herë në minutat 3 para të publikimit në Youtube.
Në rrjete sociale, klipi i “Përjetësisht” është shpërndarë edhe nga Kiara Tito por edhe shumë VIP- a të tjerë. Me shumë munndësi edhe ky version do të shënojë klikime rekord si versioni i parë i saj. /ShkodraWeb/