Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen një punonjës policie dhe një shtetase, në vendparkimin e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, sqarojmë se:
Menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, janë kryer intervistimi i punonjësit të Policisë dhe verifikimet e tjera, nga të cilat ka rezultuar se:
Shtetasja B. K. që shfaqet në video është punonjëse e zyrës së siguracioneve në doganën e Malit të Zi dhe gjatë kohës që është filmuar videoja, ajo ka qenë duke i kërkuar punonjësit të Policisë që t’i thyente një shumë lekësh me prerje më të vogla, pasi duhej t’ia jepte një klienti që priste në sportel.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët, për rastet e denoncuara, dhe i fton që të denoncojnë sërish në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, në cilëndo formë të shfaqjes së tyre.