Ditën e neserme, konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës i dalë nga zgjedhjet e 14 majit 2023. Një nga pikat e rendis të ditës është edhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit dhe betimi i kryebashkiakut të ri Benet Beci.
Dita e sotme, mund të konsiderohet e parafundit e kryetarit në detyrë Bardh Spahia, meqenëse mbledhja e Këshillit Bashkiak të ri është paralajmëruar për orën 11.00 të datës 19 qershor 2023.
Pikërisht sot, Spahia ka zhvilluar një takim me drejtuesit e grupseksioneve të PD- së, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për punën e angazhimin e tyre. Takimi i Spahisë është edhe në kuadër të pozicionit që ai ka si drejtues politik i PD- së për Qarkun Shkodër.
“Me drejtuesit e grupseksioneve të Partisë Demokratike Shkodër, një kafe falenderimi për sakrificën, punën dhe angazhimin e tyre. Mirënjohje.”, shkruan Bardh Spahia në publikimin në faqen e tij zyrtare në Facebook.