PS dhe PSD kanë arritur kompromis edhe për Këshillin e Qarkut Shkodër. Burime të ShkodraWeb bëjnë me dije se pozicioni i kryetarit të Këshillit të Qarkut do ti lihet PSD- së.
Madje jo vetëm kaq. Do të jetë një zonjë socialdemokrate që do ta drejtojë Keshillin e Qarkut Shkodër për 4 vitet e ardhshme. ShkodraWeb ka mësuar edhe emrin por deri në momentin e votimit të sotëm nga KB Shkodër, nuk do ta bëjmë publik.
Në orën 10.00 sot është lënë takimi i fundit koordinues për tu futur në mbledhjen e KB Shkodër në orën 11.00. Në zgjedhjet e 14 majit, PSD rezultoi forcë e parë politike në qarkun Shkodër me 37 këshilltarë në 5 bashkitë.