Në orën 11.00 është njoftuar fillimi i mbledhjes së parë të konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrs, i dalë nga zgjedhjet e 14 maj 2023. Është mbledhja e dytë e thirrur pas asaj të 16 qershorit 2023 që nuk arriti të zhvillohej për mungesë kuorumi këshilltarësh.
Këshilltarët e PS- së, bashkë me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakun e zgjdhur Benet Beci, janë në mbledhje në selinë rozë që në orën 10.00, në një takim koordinues.
Ndërkohë, këshilltarët e PSD- së, të gjithë bashkë, janë në një nga baret jo larg Bashkisë Shkodër, ku duket se presin orarin për të hyrë në mbledhje, ku do të marrë zyrtarisht detyrën edhe kryebashkiaku i ri socialist.
Ndërsa duket se ka kompromis për kandidaten për kryetare të Këshillit të Qarkut Shkodër, nuk kanë dalë informacione lidhur me emrat e kryetarit të këshillit, nënkryetarëve dhe 7 këshilltarëve që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak të Shkodrës në Qark.
Një këshilltar socialist, i cili nuk ka dashur të identifikohet, është shprehur për ShkodraWeb që “urojmë të mos ketë surpriza në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Bashkiak”.