Oltion Luli ka rezultuar kandidat i vetëm për kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër. Ai është propozuar nga 5 këshilltarë të Partisë Socialiste teksa propozimi në emër të vetë subjektit nuk është pranuar nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve.
Ndërkohë, PSD, “Bashkë Fitojmë”, PD- ja dhe PSD- ja nuk kanë paraqitur kandidatura për këtë post. Ndërsa ka nisur votimi, nuk kanë marrë pjesë në votim këshilltarët e PD- së, “Bashkë Fitojmë”.
Të drejtën për të votuar e kanë 49 këshilltarë që janë betuar, teksa procesi i votimit siç e parashikon ligji, bëhet i fshehtë dhe me kuti.