Intensifikohet monitorimi i akseve të qarkut dhe atyre lidhëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.
Monitorimi, duke përdorur mjetet inteligjente që ka në dispozicion Policia Rrugore e Shkodrës.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave:
-Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
-9 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-81 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;
-28 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-48 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-243 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.