Pamje gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr. 262, datë 19 qershor 2023, “Për lejimin e kontrollit”, si dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë, për qëllime humanitare, anëtarë të organizatës “MEK”.
Forcat e Policisë së Shtetit u përballën me rezistencën e banorëve të kampit MEK, rezistencë e pajustifikuar dhe jo propocionale, në shkelje të rendit ligjor e kushtetues, të cilët tentuan të pengonin me forcë sekuestrimin e serverave e kompjuterave, objekt i vendimit të Gjykatës.