Humbja e zgjedhjeve të 14 majit nuk mund të themi se ishte një ” rrufe në qiell të hapur”, kush shpresonte apo më “rëndë” besonte në utopinë e fitores së një pjese nga e djathta e fragmentuar përzier me ca “opozitarë” që në opozitë nuk qenë kurrë, mori zhgënjimin e radhës…
Personalisht do e quaja justifikim demagogjik që “faji në derë” ti lihej kandidatëve për administratorë lokalë dhe punēs së pamjaftueshme të tyre në terren ndërkohë që paaftësia e papështatshmëria e të gjithë trupës drejtuese në qëndër ishte e dukshme…
“Kanibalizmi” i lidershipit në tentativë për të ruajtur zonat e influencës prishi dhe ato pak ekulibra qe mbaheshin në zona të veçanta e qê ishin ngritur nga mardhënia miqësore e vllazërore mes demokratësh për dekada !!!
Një palë si vetmbrojtje shpalosi “sovranizmin”, “rrogëtarët e zgjuar” e interpretuan dhe propoganduan në studio mediash që të ngjizte, idhtarët e “rrokën në mirëbesim” por kësisoj rrëshkitën paradoksalisht në çrrënjosjen e themeleve mbi të cilat PD kish lindur, shbënë identitetin që përfaqësonte si subjekt demokratik dhe reformator i lidhur fort me vlerat dhe konceptet e familjes Euro-Atlantike …
Për të ekzistuar ka vetëm dy rrugë përballë nesh:
E para, të strukemi “lavdish” së perënduara në pjesë të ndara e të rindara prap, rrethuar me “gardhiqe” që mund të japin siguri “mandatesh”për “ca” por janë mbytës e larg pushtetit për shumicën…
E dyta, kemi mundësinē, biles unë them që kemi “nevojë e domosdoshmëri” ta ribëjmë, ose ta bëjmë dhe një herë nga e para dhe deri në fund Partinë Demokratike, të shpërvjelim mëngët dhe të ringrejmë një projekt, një lidership, një komunitet duke pasur gjithmonë në mëndje mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të mos braktisim boshtin ideologjik, vlerat dhe klasat sociale që përfaqësojmë e “miqtë” tek të cilēt mbështetemi, mbi të gjitha të kthehemi e ta shohim prap njëri-tjetrin si vëllezër e jo si armiq!!!
Jemi pak për të qënë të ndarë !!! /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/