Sot mbushen 15 vite nga largimi nga kjo jetë i mjeshtrit të rrallë të muzikës shkodrane e shqiptare, Nazmi Lishi. Është një ditë ku muzika humbi një nga më të spikaturit dhe të talentuarit e vet.
Mjeshtri i fizarmonikës shkodrane dhe më gjërë, Nazmi Lishi lindi më 20 qershor 1950 dhe ndërroi jetë më 15 shtator 2009. Rrjedh nga një familje muzikantësh të traditës popullore.
Për disa vite me formacionin e Estradës Profesioniste të Shkodrës të drejtuar prej tij, dha shumë koncerte të muzikës popullore dhe asaj të lehtë.
Në vitin 1976 drejton formacionin e vogël orkestral në Festivalin e RTSH Tirana, ku dhe u vlerësua me diplomë.
Në vitin 1979 kur kontributi i tij ishte maksimal, kishte arritur të depërtojë në zemrat e artëdashësve kudo ku përformoi.
Në vitin 2008 punon në Radio Shkodra. Dëshira e tij ishte që të ringrinte Grupin Orkestral të Radio Shkodrës,një traditë dhe vlerë e këtij institucioni. Fatkeqësisht kjo dëshirë mbeti e tillë pasi në 15 Shtator 2009 zemra e tij kolosi pushoi së rrahuri…..
Për vlerat dhe kontributin e madh që dha në fushën e muzikës, në vitin 2008, Këshilli Bashkiak i Shkodrës e ka nderuar Nazmi Lishin me titullin “Mirënjohja e Qytetit” me motivacionin: “Një nga muzikantët dhe intrumentistët më të mirë të Estradës Profesioniste!”.