Tashmë është zyrtare, Erdenis Gurishta është pjesë e bullgarëve të CSKA 1948 Sofie. Mbrojtësi shkodran firmosi ditën e sotme kontratë 3-vjeçare me ekipin që u rendit në vendin e tretë në elitën e futbollit bullgar.
28-vjeçari i dha fund aventurës me Vllazninë, pas plot 9 vitesh, teksa te kuqeblutë u shndërrua në një lider, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Kjo është aventura e parë jashtë shqipërisë për Gurishtën.