Mësimdhënia dhe dija u dëshmua se kanë rënë pre e “inflacionit të zarfit”.
Emisioni investigativ “STOP” na vërtetoi një gojëdhënë, duke na treguar se korrupsioni ka emër, korrupsioni shtrihet lart në zyrat drejtuese të universitetit e mbi të gjitha mban grada shkencore.
Ky ishte një rast, që rëndon me përgjegjësi si atë që merr, por edhe atë që do të eskalojë situata nëpërmjet mitdhënies. Studentët që bien pre e këtyre presioneve për hir të shumë faktorëve që nuk mund t’i anatemojmë duhet të gjejnë forcë të mos heshtin, duhet të gjejnë forcë të reagojnë, të kërkojnë ndryshimin dhe të mos bëhen palë me këtë realitet, e as mos të mendojnë zgjidhjen nëpërmjet këtij realiteti.
Ajo ç’ka mbrëmë u dëshmua ishte një akt që duhet dënuar nga të gjithë, studentë e pedagogë të ndershëm. Personat në fjalë duhet të mbajnë përgjegjësi publike, ndërsa pjesa tjetër i takon organeve të flasin. Universiteti i Shkodrës nuk meriton të tillë drejtues. /Nga Kolindo VJERDHA, publikuar në Facebook/