Ashtu siç ishte paralajmëruar, Bashkia e Shkodrës ka nisur aksionin e pastrimit edhe në pikën turistike të Thethit. Në fokus ishte evadimi i mbetjeve urbane, të akumuluara prej kohësh në këtë zonë, duke krijuar një mjadis më miqësor edhe për pushues e vizitorë.
Në ndjekje të aksionit ishte Ina Xhakoni, përgjegjëse e Drejtorisë së Sherbimeve në Bashkinë e Shkodrës, e cila bëri me dije se tashmë evadimi i mbetjeve urbane nga Thethi dhe Ndërlysa, do të bëhet dy herë në javë, të hënë dhe të enjte.
Po ashtu, Xhakoni ka bërë me dije se është shtuar edhe niveli i sherbimit, duke rritur numrin e konteinerëve për mbledhjen e mbetjeve urbane në këtë zonë një NJA Shalë.
Administrata Beci duket se ka në fokus pastrimin e zonave turistike të Bashkisë Shkodër, si më të frekuenturat në territor por edhe që gjenerojnë të ardhura për biznesin dhe banorët e tyre.