Këto ditë, opinionit publik në Shkodër ju servir një projekt mbi Terminalin e Autobuzave të linjave ndërqytetse si iniciativë e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ku thuhej se punimet do të fillojnë së shpejti.
Vetëm në Shqipni ndodh që publikut ti shërbehet një “render a vizualizim” pjesë e një nisme për projekte të cilat nuk janë konsultuar me parë me publikun.
Më duhet të them se ky projekt paraqet dy kategori problematikash:
E para, ka të bëjë me procesin administrativ të vendim-marrjes për këtë projekt.
E dyta, ka të bëjë me aspektet teknike të projektit si dhe ndërlidhja me bazën strategjike që në këtë rast është Plani i Përgjithshëm Vendor
Si fillim ky projekt ka një process të mangët të vendimarrjes kjo bazuar në ligjin 107/2014 mbi Planifikimin e dhe Zhvillimin e Territorit në Republikën e Shqipërisë.
Ndërmarrja e një projekti të tillë së pari duhet të kalojë procesin e konsultimit me publikun dhe aktorët vendor në Bashki më pas duhet të miratohet në Këshillin Bashkiak, më pas duhet të miratohet në KKT sepse nënkupton ndryshimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. Nga këto etapa është zhvilluar vetëm etapa e dytë pra ajo e miratimit të ndryshimit të vendnndosdhjes së terminalit nga Këshilli Bashkiak duke qënë se terminali me anë të PPV është parashikuar në zonën e ish-Stacionit të Trenit. Sa i përket anës administrative ky projekt i serviret banorëve pa asnjë konsultim publik dhe pa u miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit sipasojë se ky projekt ndryshon Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër.
Nga ana teknike ky projekt ka probleme të shumta.
Së pari ky projekt nuk mbështetet në asnjë studim teknik as dokument strategjik në mënyrë që të këtë një impakt pozitiv në qytet, ky projekt nuk është i parashikuar në PPV dhe as në Planin e Levizshmërisë së qytetit i cili mungon tërësisht. Si pasojë e kësaj mungese impakti i këtij projekti në qytet është i panjohur dhe i paparashikuar.
Së dyti zona ku parashikohet ky projekt nuk ka një lidhshmëri dhe akses të mirë më qytetin (terminalet duhet te jënë zona që arrihen lehtesisht nga qytetarët)
Së treti zona ku prashikohet ky Terminal është zona Ligatinore e Liqenit të Shkodrës cka e bën atë zona të mbrojtur mjedisore, gjithashtu mungon një shtudim mbi impaktin qw ka ky projekt në mjedis i cili është pjesë e dokumentave të kërkuara për çdo leje zhvillimi apo ndërtimi që jepet në territor.
Së katërti kjo zonë është një zonë me rrezik të lartë nga përmbytjet gjë që rrezikon tërësisht investimin në këtë zonë.
Së fundmi dizajni i këtij projekti është amatoresk sepse ska asnjë ngjashmeri me kontekstin ku zhvillohet për të mos hyrë në detaje të tjera më të imta teknike.
Nga këto arsye të mësipërme kemi një projekt i cili rrezikon të dëmtojë më shumë se sa të zhvillojë dhe të lehtësojë jetën e qytetarëve të Shkodrës sepse cënon interesin publik të qytetit.
Në mendimin tim si profesionit si fillim duhet të kishim Planin e Levizshmerisë së Qendrueshme në Bashki për të patur një bshkërendim të investimeve në këtë fushë dhe më pas mund të flitet për ndërmarrjen e investimeve konkrete.
Në foton më poshtë PPV Shkodër në lidhje me parashikimin e ndërtimit të terminalit intermodal. /Nga këshilltari bashkiak i Shkodrës Imeldi SOKOLI, publikuar në Facebook/