Rudin Beka është zëvendëskryetari i ri i Bashkisë Shkodër. Burime të ShkodraWeb bëjnë me dije se tashmë kryetari Benet Beci ia ka besuar këtë detyre të rëndësishme.
Me 14 maj 2023, Beka ishte pjesë e listës së PS për Këshillin e Bashkisë Shkodër. Tashmë, ai duhet të japë dorëheqjen si këshilltar për tu bërë pjesë e administratës.
Rudin Beka është pedagog i Ekonomikut në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi. Rudin Beka do të zëvendësohet si antar i Këshillit Bashkiak Shkodër nga emri pasues në listën shumëemërore, Erald Erkoçaj.
Kush është Rudin Beka
Rudin Beka eshte pedagog i Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” ne fushen Turizmit dhe Komunikimit. Ka mbaruar studimet e larta ne Gjermani dhe ka PhD në Brandim dhe Impresionizem.
Me eksperienca mesimdhenie ne Universitete Amerikane, pjesmarres ne konferenca ne UK mbi problemet e turizmit, publikues librash ne Amazon, autor kerkimesh ne revista nderkombetare, drejtues projektesh dhe organizator i aktiviteteve studentore ne qytet.
Eshte konsulent strategjik i kompanive te eksportit nder me te sukseshmet ne Shqiperi, themelues i brandit Yellow.fit dhe trainues i te rinjve mbi suksesin ne jete. Rudini eshte njohes i mire i fushes se marketingut, turizmit dhe nderkombetarizimit