Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me autoritetet italiane ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Bëhet me dije se nga 20 urdhër arreste të lëshuara janë ekzekutuar 14 prej tyre. Ndërkohë një vajzë është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sipas burimeve bëhet fjalë për 8 episiode të shit-blerjes së drogës në periudha të ndryshme kohore. Droga trafikohej në forma të ndryshme kryesisht në atë të çokollatës. Kreu i grupit kriminal dyshohet se është shtetasi Endrit Bakiu.
Emrat e personave që akuzohen si pjesë e këtij grupi kriminal:
Endrit Bakiu
Suko Pajo
Artur Sulaj
Arian Tola
Fadjon Çami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Kudret Rustemaj
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Tomi Hila
Leonard Nergjoni
Artin Kurti
Astrit Miska
Ervis Çvilo
Mirash Gjoni
Sonila Sula (arrest shtëpie)