Vetëm një javë në krye të Bashkisë Shkodër dhe kryebashkiaku Benet Beci, përmbush edhe një nga detyrat e qytetarit të parë. Sipas ligjit për shtetësinë, në zyrën e kryetarit të bashkisë ku shtetasi i huaj zgjedh rezidencën në Shqipëri, kryhet edhe procedura zyrtare e betimit.
Sot, kryebashkiaku Beci ka pritur një familje italiane, e cila në përmbyllje të rrugëtimit për marrjen e shtetësisë shqiptare, zgjodhi si rezidencë Bashkinë e Shkodrës.
Në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, janë publikuar disa foto nga kjo ceremoni, e cila është e para për kryebashkiakun e ri Benet Beci.