Benet Beci, edhe si kryebashkiak, “nuk e prish traditën” e krijuar edhe pa marrë këtë detyrë lidhur me urimet e festave fetare në selitë e komuniteteve. Në pritjen tradicionale të organizuar nga Myftinia e Shkodrës për festën e Kurban Bajramit, ai ka preferuar të shoqërohet vetëm nga bashkëshortja e tij, Fitore.
Para se të uronte drejtuesit e Komunitetit Mysliman të Shkodrës, Beci është takuar dhe ka shtrënguar duart, ka shkëmbyer urime, me këshilltarët bashkiakë të “Bashkë Fitojmë”, të cilët para tij, ishin për të uruar Kurban Bajramin.
Pas urimeve të rastit për krerët e Komunitetit Mysliman të Shkodrës, përmes mediave, kryebashkiaku Benet Beci ka përcjellë urimet e tij përmes mediave, për të gjithë mesimtarët myslimanë.