Ministres së Shëndetësisë
E Nderuar Ministre!
Përshëndetje!
Jam Antonjeta Pero, Drejtore Ekzekutive në Organizatën Qëndra këshillimore për njerëzit me aftësi të kufizuar në Shkodër. Nr. Nipt: K76402001N.
Duke Ju falenderuar për të gjithë bashkëpunimin në vite, ju bëj me dije se: Prej dy muajsh në Komisionin e Shkallës së Parë të Para e Tetraplegjikëve janë dokumentet e invalides T. Z e paralizuar prej 25 vitesh, sepse ka “dhuruar” gjak 270 herë.
Për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm, kam zbritur klienten nga kati pestë ku banon me qira pesë here, me dy persona të fuqishëm me pagesë. Paguar taksinë po ashtu.
U desh njoftuar Ministria, për të regulluar Scanerin që nuk punonte prej javësh në Shkodër.
Jam paraqitur për shërbimet për këto dokumente 15 herë në Spitalin Rajonal, 6 herë te Shërbimi Social Rajonal, 5 herë në Poliklinikën e Qytetit, 6 herë në Ambulancën e Lagjes, 3 herë në laboratorin mjeksor.
Mjerisht edhe Komisioni në fjalë, në Maj, e kthen në Listën e Personave të cilët janë vlerësuar me divergjencë. Kaloi Qershori dhe askush nuk e di, se ku ushqehet, kush i shërben, kush paguan qiranë për të? Komisioni e merr rrogën për vehte, për këto të mjerë nuk ka rëndësi.
Për sa më sipër, ju lutem, ndërhyni që komisioni të thërrasë klienten sa më pare, të cilën do ta sjelli në ditën e caktuar me shpenzimet e pensionit tim, se nuk ka si vjen.
Antonjeta Pero
Drejtore Ekzekutive
QKNJAK
Shkodër, me 29 Qershor 2023
Tel: 0682259025
e-mail: antonjetapero@gmail.com /Publikuar në Facebook/