Një tjetër zjarr ka rënë mëngjesin e kësaj të premteje në një banesë në Shkodër, për shkak të shpërthimit të një bombule gazi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në zonën e Rusit, siç njihet në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit një banesë është ‘përpirë’ nga flakët.
Siç raportohet, deri më tani nuk ka persona te lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse kane neutralizuar zjarrin.