Më 2 korrik 1990, shqiptarët në Tiranë hyjnë në ambasadat e huaja.
Po atë ditë, shqiptarët në Prishtinë i kërkojnë ambasadave të huaja të njohin deklaratën kushtetuese për pavarësinë.
33 vjet më vonë, Kosova është e pavarur, por edhe Shqipëria edhe Kosova, duke mos gjetur dot rrugën e BE, janë zbrazur. Atë që nuk e bëri dot politika për t’i afruar shqiptarët me Europën, e bënë vetë shqiptarët në të dy anët e kufirit duke shkuar vetë në Europë e kudo tjetër.
2 korriku është turpi i politikës! /Nga Arben VATA, gazetar, publikuar në Facebook/