Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë çifti më i ndjekur dhe i komentuar në rrjetet sociale. Çdo publikim i tyre, menjëherë merr mijëra reagime apo edhe komente.
Nuk mungojnë edhe ngacmimet e vazhdueshme të të dyve në postimet recitpoke, sidomos në instagram. Luizi ka publikuar një foto, ku me shaka shkruan se “Ndalohen komentet”.
Sigurisht, Kiara “nuk ka rezistuar” pa komentin e saj dhe pyet “Po tani ca denimi marr”. Nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe përgjigja e Luizit, me një “dënim” shembullor, me gjasë, më i preferuari edhe për vetë Kiarën.
“Je e dënuar të më kesh në krah gjithë jetën”, i përgjigjet Luizi partneres së tij, duke treguar edhe publikisht se ata po jetojnë një moment të shkëlqyer të marrëdhënies që lindi, u rrit dhe u kurorëzua brenda BBVip.