U zhvillua sot një takim me drejtuesit e ekipeve dhe shoqatave të Klubit Shumësportesh “Vllaznia”, ku u diskutua lidhur me ndarjen e buxhetit për sportin, për vitin 2023.
Nisur edhe nga propozimet e drejtuesve të shoqatave të sportit, kryebashkiaku Benet Beci, siguroi se nga ana e Bashkisë do të bëhet maksimumi për promovimin dhe zhvillimin e sportit.
Ndërsa lidhur me kriteret kryesore të ndarjes së buxhetit, i miratuar nga Këshilli Bashkiak i mëparshëm, u tha se do të jenë në bazë të rezultateve, masivitetit dhe nevojave me emergjente që paraqiten.
Drafti përfundimtar i ndarjes së buxhetit për sportin, për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, do të realizohet nga bashkia brenda kësaj jave.