Ndonëse më shëmbëlleu si një burlesque grotesk, me urdhra mirënjohje të “sajuar” ku protagonisti shmangu dhe të “parin” e shtetit sepse siç është në natyrën e tij, nuk do të “dytë” që të tërheqin vëmëndjen, u mundova të shmang, zhbëj, largoj çdo ndjenjë, opinion apo paragjykim negativ, Ai që po nderohej padyshim meritonte mirënjohjen dhe respektin e çdo “Shqiponje”, Ai që po nderohej kish bërë për “Shqiponjat” atë që ato vetë pavarësisht trimërisë e vetmohimit si sakrificë sublime nuk do mundnin kurre ta arrinin në realitetin dhe trysninë gjeo-politike të kohës…
Mirëkuptova dhe shmangien e doktor Berishës, ndonëse dhe vetë ish- Presidenti u shpreh se nuk kish më asnje ofiq shtetëror dhe vinte si njeri i lirë, pra detyrimet pêr të shmangur individë të “shënjuar” ishin nul…
U gëzova kur pashë dhe deputetë opozitarë që “dua” ndonëse në rresht të katër apo pestë…
U emocionova deri në “lot” kur brezi i ri me mirënjohje e krenari ish pagëzuar me emrin e njeriut që i fali Lirinë…
Në fund pashmangshmërisht mu desh të shikoja rreshtin e parë, shquajta Gramozin, Bamirin e shumë syresh të tjerë…
Ligsht zhgënjimi zbehu mirënjohjen, të “shmangurit” mu ndjenë më pak të “fajshëm” dhe si i Krishterë praktikant më erdhi ndërmend shprehja e të Lumit Jezu Krisht:
– Kush është i pamëkat, të gjuaj gurin e parë… /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/