Gjykata Administrative ka rrëzuar këtë të premte padinë e banorëve dhe shoqatës “Toka” për anulimin e ndërtimit të HEC-eve në lumin Valbonë.
Kësisoj, Gjykata i ka hapur rrugë ndërtimit në lumin e Valbonës, duke argumentuar ndërtimi është i ligjshëm dhe punimet mund të vijojnë.
Padia u bë në muajin maj nga banorët e alpeve shqiptare, të cilët argumentuan se ndërtimi i dy HEC-eve në këtë lum do të dëmtojë jo vetëm turizmin por edhe ekosistemin.
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu