Siç kemi informuar më herët, në fshatin Plan të NJA Pult të Bashkisë Shkodër, një kamionçinë ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, Gjelosh Rushaj ka qenë duke u kthyer në Shkodër me kamionin e tij pasi kishte rreth 3 ditë që po punonte në riparimin e një segemti rrugor që të shpie në fshatin Plan të Njësisë Pult të Dukagjinit.
Si shkak i rrugës së vështirë dhe të ngushte kamioni ka dalë nga rruga. Gjelosh Rushaj ka arritur të hidhet nga kamionçini dhe të bjerë në humnerë. Ka qenë fati tij që në moment ka rastisë në vendngjarje policia e cila ka njoftuar sallën operative dhe kanë kërkuar mberritjen e helikopterit për të bërë të mundur transportimin e tij në spital.
Nga sa mësohet nga informacionet nga spitali, Rushaj ka disa dëmtime trupore dhe fraktura, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.