A ka mbetur ndonjë psikiatër në këtë vend t’u vijë në ndihmë drejtuesve të trembur të policisë në Krujë?
A ka mbetur prokuror që të ketë guximin të zbatojë ligjin?
A ka mbetur gjyqtar që t’i tregoj burgun dhunuesve?
A ka mbetur ndonjë hu në mazhorancë që të skuqet nga të fortët që ligjin e bëjnë me hu në dorë?
A ka mbetur ndonjë hu nga shumica që të dënoje publikisht dhunën barbare apo “ligji nuk ndalon që të mbash hu në dorë?
A ka mbetur ndonjë gomone lirë apo, pas këtyre pamjeve, u mbushën e u zbrazën të gjitha?
A ka mbetur ndonjë zyrtar policie me cipë apo i ka plasur cipa nga huri?
A do te hapë gojën dikush dhe të mos thotë: “ta lemë drejtësinë të bëj punën e vet”
A ka parë njeri skena të tilla si ato të Krujës qoftë edhe nëpër filma? /Nga Lutfi DERVISHI, publikuar në Facebook/