Çdo gjë gati për zbatimin e skemës së re të qarkullimit në disa nga rrugët e qytetit të Shkodrës. Ka përfunduar sot vendosja e sinjalistikës horizontale e vertikale në tre stacionet e reja të shërbimit urban në qytetin e Shkodrës, e pikërisht në rrugën “Mehmet Pashë Plaku”, ku nga nesër, e hënë, dt 10. 07. 2023, do të realizohet shërbimi i transportit urban në drejtimin Hyrja e qytetit – sheshi “Isa Boletini”(Perash).
Gjithashtu është gati edhe sinjalistika vertikale në funksion të kthimit me një drejtim lëvizjeje në dy rrugët:
1. Në bulevardin “Zogu i Parë”, ku lëvizja do të kryhet vetëm në drejtimin Parrucë – Xhabije.
2. Në rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg), ku lëvizja do të kryhet vetëm në drejtimin nga sheshi “Isa Boletini” – Rrethrrotullimi i Parrucës.
Lëvizja e automjeteve në vetëm një drejtim në këto dy rrugë do të fillojë të zbatohet nga ora 5.00 e mëngjesit të së hënës, datë 10.07. 2023.
Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve për respektimin e këtyre ndryshimeve, të cilat bëhen me qëllim lehtësimin e qarkullimit brenda qytetit. Ju falenderojmë për mirëkuptimin! /Publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në Facebook/