Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22.00, kanë nisur punimet në Urën e Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës, e cila do t’i nënshtrohet riparimit të fugave dhe shtresës asfaltike, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve.
Punimet, që pritet të përfundojnë brenda 20 ditësh, do të realizohen kryesisht gjatë orëve të natës dhe në njërin kah të urës për të mos bllokuar qarkullimin.
Fillimi i punimeve u ndoq nga afër nga kryetari i Bashkisë, Benet Beci.