Pasi kanë deklaruar se Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, avokatët e tij kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit, për të marrë kohë më tepër për mbrojtjen. Ndërkohë nga ana tjetër opozita ka kërkuar që diskutimi të vijojnë sot.
Ndërkohë mbledhja është mbyllur për ditën e sotme dhe është shtyrë për nesër në orën 16:00. Kujtojmë se më herët është ndërprerë një herë seanca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku prej më shumë se 4 orësh po diskutohj heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.
Bëhet me dije për se mbledhja ka nisur me debate. Sipas tij opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana e maxhorancës.
Deputeti Ervin Salianji mësohet se i është drejtuar deputetes së PS Ermonela Felajt duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.
“Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen”, është shprehur ai.
Në këtë moment është kërkuar dhe ndërprerja e mbledhjes për 5 minuta. Pas disa minutash mbledhja ka rinisur, por në fokus të debatit ka vijuar e njëjtat temë, për mbledhje me dyer ta hapura apo të mbyllura, ndërsa ende nuk ishte bërë asnjë diskutim për thelbin e çështjes, imunitetin e Ahmetajt.
Me tej Gazment Bardhi i është drejtuar SPAK: A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?
Ndërkohë Dumani është shprehur se nuk mund të përgjigjej, për shkak të sekretit hetimor.