Fenomeni i momentit, Luiz Ejlli, ka festuar ditëlindjen e tij të 38- të. Siç është traditë, është ora 12.00 e natës kur njerëzit më të afërt të urojnë të parët. Në sekondat e para të datës 12 korrik, ka qenë Kiara ajo që ka uruar Luizin, duke i krijuar edhe një mjedis mjaft festiv.
“Ne te mire e ne te keq, gjithmone bashke! happy birthday love, ashtu sic ke zemren, e pac gjithe jeten.”, shkruan Kiara në postimin e saj në Instagram, të cilin e ka shoqëruar edhe me foto.
Ndërkohë, vet i festuari, Luiz Ejlli, ka patur një mendim të veçantë për të gjithë ata që e mbështetën kur ai ishte brenda e jashtë shtëpisë së BBVip.
“Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që të jeni. Faleminderit për gjithçka”, shkruan Ejlli në postimin e tij në Instagram.
Ndërkohë, janë me mijëra urimet që Luizi ka marrë në Instagramin e tij dhe të Kiarës. ShkodraWeb i uron edhe 100 vite të lumtura Luizit, bashkë me Kiarën e tij.