Ashtu sic kishte raportuar paradite ShkodraWeb, një 43-vjeçar nga Tropoja, në kërkim për një vrasje në Pejë të Kosovës, është vënë në pranga.
Ai është Shpend Demaj, 43 vjeç, i cili rezulton banues në Papaj, Tropojë.
Operacioni për kapjen e Demajt, i shpallur në kërkim nga autoritet e Kosovës, për veprën penale “Vrasja e rëndë me dashje”, është arrestuar në një aksion nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga policia, 43-vjeçarit i është gjendur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pushkë, të cilën e posedonte pa leje.
“Ndalimi i Shpend Demajt u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit të Kosovës, pasi: ZQK Interpol Tiranë me shkresë 4604/3KL/, Nr. Prot. BM 233/14, datë 14.05.2014, e ka shpallur në kërkim me kartelë të ‘Kuqe’, pasi autoritetet Gjyqësore të Gjykatës së Pejës kanë lëshuar Urdhër Arresti nr.PP.no.77/12 , datë 13.07.2012 ndaj tij për veprën penale ‘Vrasje e rënde me dashje’ parashikuar nga nenet 147 (9, 11) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Kukësit.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2056174388002255/