Vijon aksioni i pastrimit të zonave të ndotura nga hedhja pa kriter e mbetjeve prej vitesh me radhë, në njësinë administrative Rrethina.
Dy ditët e fundit në fshatrat Hot i Ri, Grudë e Re, Shtoj i Ri dhe Golem është ndërhyrë në shtatë hotspote nga ku janë hequr 65 ton mbeturina nga më të ndryshmet të hedhura pa kriter nga individë dhe biznese.
Bashkia Shkodër vazhdon t’u bëjë thirrje banorëve të njësive administrative të depozitojnë mbetjet vetëm në pikat e përcaktuara nga Bashkia dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që evidentojnë në zonat ku ata banojnë dhe punojnë.