Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, pati një takim në Bashki me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë Vendore Shkodër, Drejtues i Parë Ervin Hodo.
Në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes strukturave të Bashkisë dhe Policisë së Shtetit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe qetësisë publike si dhe të efikasitetit të punës së strukturave vendore.
Miratimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për aksesin e Policisë Bashkiake në sistemin e gjobave, mbështetja e Policisë së Qarkullimit Rrugor në drejtim të lehtësimit të qarkullimit veçanërisht gjatë sezonit veror, ishin disa nga çështjet e trajtuara në këtë takim.